Ministrja Nagavci shkarkon anëtarin e bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Lajme

Anëtarin e bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Binak Beqajn, e ka shkarkuar sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërije Nagavci.

Me këtë vendim, Nagavci e ka shfuqizuar vendimin paraprak që e kishte marrë ish-ministri i këtij dikasteri, Ramë Likaj për emërimin e Beqajt.

Likaj e kishte emëruar Beqajn si anëtar në KSHC, ndërsa ky vendim nuk ishte ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, siç parashihet me ligj.

Në Bordin e KSHC-së aktualisht kanë mbetur vetëm 3 anëtarë.

Në shkurt, tre anëtarët ndërkombëtarë dhe dy anëtarë vendorë të KSHC-së kishin dhënë dorëheqje.

Binak Beqaj ishte zgjedhur anëtarë i Këshillit Drejtues të AAK’së me 3 korrik të 2015, atë kohë ishte renditur si anëtari i 59.

Po ashtu anëtari i AAK’së e tashmë edhe anëtari i KSHC’së, është edhe profesor në kolegjin UBT dhe profesor i angazhuar në Universitetin Politeknik të Tiranës./meKryeministrin.info/

The post Ministrja Nagavci shkarkon anëtarin e bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *