Ministri Mehaj: E vetmja pagë për mua mbetet kjo e ministrit në Qeverinë e Kosovës

Lajme

Rreth deklarimit të pasurisë së tij në Agjencinë kundër Korrupsion, ka reaguar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj, ka sqaruar se nuk merr disa paga nga Norvegjia.

Mehaj përmes një postimi në Facebook tha se pas lëshimit të Ushtrisë merr pagën edhe 5 muaj, pastaj e vetmja pagë i mbetet ajo e ministrit.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Nga deklarata ime e pasurisë, e cila është publike dhe mund ta sheh çdokush, disa portale kanë nxjerrë tituj që nuk korrespodojnë me deklarimin tim për pasurinë.

Në këto media shkruan se unë kam “3 banesa, 3 shtëpi dhe pagat nga Norvegjia”.

KJO NUK ËSHTË E VËRTETË!

E vërteta është se unë kam vetëm një shtëpi teksa banesën e kam shitur, ndërkohë të tjerat janë të prindërve, të cilat jam i obliguar t’i raportojë dhe janë të theksuara se kujt i përkasin.

Në anën tjetër unë NUK i marrë disa paga.

Pas lëshimit të Ushtrisë, unë marrë pagë vetëm edhe 5 muaj dhe kështu e vetmja pagë për mua mbetet kjo e ministrit në Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Mehaj./meKryeministrin.info/

The post Ministri Mehaj: E vetmja pagë për mua mbetet kjo e ministrit në Qeverinë e Kosovës appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code