Ministri Mehaj bisedon me sekretaren Medeleine Albright, diskutojnë për procesin e transformimit të FSK-së

Lajme

Me ish-sekretaren e shtetit, Medeleine Albright, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka zhvilluar sot një takim virtual.

Mehaj e ka njoftuar zonjën Albright, për procesin e transformimit të FSK-së.

Mehaj përmes Facebook-ut, ka njoftuar se sekretarja Albright e ka ftuar atë për takim në vizitën e saj në ShBA.

Nga ana e saj, sekretarja Albright shprehu impresionet e saj më të larta për të gjitha të arriturat e deritashme duke më siguruar se do të ofrojë të gjitha kapacitetet nga autoritetit i saj në funksion të realizimit të vizionit, qëllimeve dhe objektivave të mi.

Ajo më tha që keni përgjegjësi të lartë dhe më ftoi në takim në kohën e vizitës sime zyrtare të planifikuar në SHBA, ka theksuar Mehaj.

Në fund , sekretaren Albright e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK që mbeti ta vlerësojmë në takimet dhe kontaktet tona, që do të jenë të rregullta në të ardhmen./meKryeministrin.info/

The post Ministri Mehaj bisedon me sekretaren Medeleine Albright, diskutojnë për procesin e transformimit të FSK-së appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *