Milaim Zeka publikon bisedën prekëse me Ramush Tahirin

Lajme

Prekëse: Milaim Zeka publikon bisedën e fundit me Ramush Tahirin.

Analisti e politologu, Ramush Tahiri, ka vdekur sot. E gazetari Milaim Zeka, që njëherit ishte mik i ngushtë me të ndjerin, ka publikuar bisedën e fundit me Tahirin.

Zeka të paktën tre herë e kishte pyetur Tahirin lidhur me shëndetin e tij. Gjithashtu i kishte çuar edhe të fala nga miqtë e tjerë.

“Ne kepute shpirtin, na zhbirove zemren, e ne çmende trurin”, shkroi Zeka.

Pas vetës, Tahiri ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djemtë.

Ai ka qenë këshilltar politik i presidentes së vendit, Atifetje Jahjaga.

Ai ashtu ka qenë edhe këshilltari Nexhat Dacit, kryeparlamentarit të parë të Kosovës.

Mësohet se nesër do të mbahet mbledhje komomerative për nderë të tij.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Zekës:

Askush nuk po besojme ikjen Tende, Ramush Tahiri

Sa shume ke me na mungu. Po shume ke ma u mbajte ne mend, per gjitheçka. Ti je pjese e historise te Kosoves. Tridhjete vite bashke, ne gezime e hidherime.

Kurr nuk do i harroje keto mesazhe ne ditete e fundit te jetes. Kurr nuk u dorezove…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *