Masat e reja – Nga e hëna nisë mësimi në shkolla

Lajme

Nga e hëna do të nis procesi mësimor në të gjitha shkollat.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se po ashtu do të hapen edhe çerdhet.

Masat e reja:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

– Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njejtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlenë për ambientet e jashtme të gastronomisë.

– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *