Marina e uron Getin me fjalët më të ëmbla për ditëlindje

Showbiz

Sot reperi kosovar, Getoar Selimi sot feston ditëlindjen.

Reperi kosovar, Getoar Selim feston sot ditëlindjen dhe mbush 39 vjeç. Në këtë ditë të veçantë, këngëtari ka marrë urime të shumta nga të afërmit dhe miqtë, duke ia bërë edhe më të bukur festën e 39 vjetorit.

Por pa dyshim që urimin më të bukur dhe të ndjerë ia ka dedikuar bashkëshortja Marina Vjollca.

Moderatorja ka publikuar një foto të Getit, shoqëruar me fjalë zemre për gjysmën e saj më të mirë.

“Jam shumë e lumtur që kam një bashkëshort si ty. Çdo ditë është një dhuratë dhe e dashuroj faktin që i ndajmë ato bashkë. Gëzuar ditëlindjen dhe dua ta dish se të dua më shumë se kurrë”, shkruan Marina në foton që shpërndan në Instagram

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *