Linda Halimi bën trupin si ‘peshk’, merr vëmendjen me dukjen e saj të re

Showbiz

Linda Halimi merr vëmendjen me dukjen e saj të re.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është jo pak aktive në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, në veçanti aktivitetet sportive.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Vitia ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, duke zbuluar ndryshimin e saj të theksuar në dukje.

Bëhet fjalë për modelin e flokëve me baluke dhe të hapura në stilin “bob”, të cilat i kanë dhënë një dukje mjaft tërheqëse këngëtares.

Ajo ka publikuar disa fotografi me këtë pamje në Instagram, të cilat kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat.

Në mbishkrimin e një prej imazheve, Halimi i ftoi fansat të qëllojnë vendin e radhës në të cilin po udhëton, gjersa ka bërë me dije se nga fundi i korrikut do të rikthehet sërish në Shqipëri.

Linda përndryshe ishte në Shqipëri muajin e kaluar për festivalin Kënga Magjike, ku u kualifikua deri në finale me baladën e saj shumë të pëlqyer “Pa t’pa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *