Liderët opozitarë nuk i përgjigjen ftesës së Osmanit për pjesëmarrje në manifestimin në Poklek

Lajme

Liderët opozitarë nuk i përgjigjen ftesës së Osmanit për pjesëmarrje në manifestimin në Poklek.

Këtë të shtunë në Poklek të Drenasit janë nderuar të rënët e këtij fshati.

Në këtë ngjarje që është mbajtur në Ditën e Çlirimit të Kosovës, pjesëmarrës kanë qenë tre krerët më të lartë shtetërorë: Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Klankosova.tv mëson nga burimet e saj se ftesë për pjesëmarrje ka pasur edhe për tre liderët e partive nga opozita; Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK).

Përkundër ftesës që kanë pasur, të tre nuk kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *