Lekaj i reagon Durmishit pasi ky i fundit e çoi në Prokurori

Lajme

Pal Lekaj i reagon Durmishit pasi ky i fundit e çoi në Prokurori.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka treguar se është dorëzuar në Prokurorinë Speciale kontrata e nënshkruar nga ish-ministri Pal Lekaj, ku vlera e parashikuar ishte 500 mijë euro ndërsa kishte përfunduar në vlerë prej 5 milionë e 300 mijë euro, shkruan Gazeta Express.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe Pal Lekaj, i cili ka thënë se asnjëherë nuk e ka nënshkruar një deklaratë të tillë, siç ka pretenduar Durmishi.

Ai deklaratat e Durmishit i ka cilësuar si tendencioze teksa e akuzoi atë dhe ministrin Liburn Aliu që kanë nënshkruar afër 10 milionë euro kontrata pa zhvilluar asnjë procedurë të prokurimit.

“Nga unë, gjatë kohës kur kam qenë Ministër i Infrastrukturës, e them me bindje të plotë, dhe kjo do të dëshmohet shumë shpejtë, nuk kam nënshkruar asnjë kontratë të tillë siç është përshkruar në deklarimet e z. Durmishit.

Paraqitja e z. Durmishi dhe implikimi i im në deklarimet e tij, sikurse edhe raportimet dhe titujt e mediave janë tendencioze ndaj meje.

Ndërkohë që vetëm gjatë dy muajve të fundit Durmishi në Ministrinë që udhëheqë Liburn Aliu kanë nënshkruar afër 10 milion euro kontrata pa zhvilluar asnjë procedurë të prokurimit dhe të njëjtat nuk janë publikuar fare, duke kontrabanduar në zyrën e Durmishit vlera fiktive dhe të rrejshme”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Reagim ndaj lajmeve të publikuar në disa media se “Durmishi e dërgon në Prokurori Speciale Lekajn”.

Me lajmin e datës 2 Korrik 2021 i shpërndarë në disa media është shpallë një gënjeshtër në opinion me të vetmin qëllim për t’i mbuluar shkeljet dhe veprimet korruptive të 3 muajve të qeverisjes aktuale.

Nga unë, gjatë kohës kur kam qenë Ministër i Infrastrukturës, e them me bindje të plotë, dhe kjo do të dëshmohet shumë shpejtë, nuk kam nënshkruar asnjë kontratë të tillë siç është përshkruar në deklarimet e z. Durmishit.

Paraqitja e z. Durmishi dhe implikimi i im në deklarimet e tij, sikurse edhe raportimet dhe titujt e mediave janë tendencioze ndaj meje.

Ndërkohë që vetëm gjatë dy muajve të fundit Durmishi në Ministrinë që udhëheqë Liburn Aliu kanë nënshkruar afër 10 milion euro kontrata pa zhvilluar asnjë procedurë të prokurimit dhe të njëjtat nuk janë publikuar fare, duke kontrabanduar në zyrën e Durmishit vlera fiktive dhe të rrejshme.

Derisa në Ministrinë e Liburn Aliut është instaluar një anarki totale financiare dhe keqpërdorim i thellë i buxhetit, me të cilat keqpërdorime duhet te merren seriozisht organet, zëvendësi i tij Hysen Durmishi, një ditë pasi i dha tender 1 milion Euro ish-shefit të tij, del dhe përmend emrin tim në media pa asnjë argument, vetëm e vetëm për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet dhe aferat e tij korruptive.

Nuk është hera e parë që jam bërë pjesë e të tilla fushatave dhe persekutimeve të ashpra publike pa asnjë bazë argumentuese, por këto të pavërteta nuk më ndalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *