Ky është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Lajme

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 114.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.575, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,265.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.

Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *