Kush e nxiti të garojë për deputet dhe si e priti babai i tij kandidimin, flet djali i Hysni Gucatit

Lajme

Djali i Hysni Gucatit tregon se kush e nxiti të garojë për deputet dhe si e priti babai i tij kandidimin.

Në listat e disa partive politike kanë gjetur vend kandidatë që kanë kaluar moshën e pensionimit si dhe të rinj në moshë.

Musliu, i biri i ish-kreut të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, synon që të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Kandidati 26 vjeçar ka treguar për lajmi se dëshira e cilave figura të PDK-së ishte që ai të futet në listën zgjedhore.

“Ka qenë edhe dëshira e kryeministrit të ardhje, Enver Hoxhaj, por edhe dëshira e Sami Lushtakut, kryetar i degës në Skenderaj. Unë kam pranuar më kënaqësinë më të madhe me përgatitjen e lartë shkollore të jem në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës. E kam shqyrtuar edhe më herët, në zgjedhjet e fundit të vitit 2019, por isha duke i përfunduar studimet dhe kam pasur dëshirë që së pari t’i përfundoj të gjitha obligimet në fakultet dhe t’i futem jetës politike”, ka thënë ai.

Ai, ka bërë të ditur se çfarë mendimi ka babai i tij, i cili po gjykohet në Hagë, për përfshirjen e tij në politikë.

“Tash ai është atje dhe unë jam rrit dhe mund të vazhdoj jetën politike. E ka prit mirë dhe e kam mbështetjen dhe përkrahjen e tij. Pa marrë parasysh që ai sot ndodhet në burg, por nuk i pengon asgjë në proces e as nuk paraqet ndonjë pengesë që unë jam pjesë e politikës”, ka shtuar ai.

Nëse bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, Musliu është shprehur se në fokus do të punës së tij do ta ketë rininë dhe mbrojtjen e vlerave të luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *