Kush dëshiron të kandidoj për kryetar të PDK-së duhet t’i olotësojë këto kushte!

Lajme

PDK tregon rregullat për ata që synojnë të garojnë për kreu e partisë

PDK-ja ka njoftuar se sipas statutit të partisë kandidati që synon të garoj për kryetar të PDK-së ka afat që të shpall kandidaturën deri më 1 korrik.

Përmes një komunikate për media kandidati duhet të paraqes listë prej 50 nënshkrimeve të delegatëve.

“Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në përgatitjet intensive për organizimin e Konventës për zgjedhjen e Kryetarit të partisë më 3 korrik. Mbështetur në statutin e partisë, kandidati/ja që synon të garoj për Kryetar ka afat kohor ta shpall kandidaturën deri dy ditë para mbajtjes së Konventës, pra më 1 korrik (E Enjte) ora 17h. Kandidati/ja që garon për Kryetar të partisë, duhet të paraqes listën me 50 nënshkrime të delegatëve nga 818 sa ka gjithsejt Konventa si dhe platformën e tij/saj politike”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë thuhet se para mbajtjes së Konventës kandidatët për kryetar do të organizojnë takim lidhur me përgatitjet e Konventës.

“Grupi punues i Konventës mirëpret nga të gjithë kandidatët që të kontribuojnë rreth përgatitjes sa më të mirë të Konventës. Pas formalizimit të kandidaturave, një ditë para mbajtjes së Konventës, do të organizohet një takim i përbashkët me të gjithë kandidatët për t’i njoftuar me përgatitjet që janë bërë, rregullat statutare dhe agjendën e ditës zgjedhore të Konventës. Zyrtari i lartë përgjegjës i partisë për tu kontraktuar për të gjithë mbarëvajtjen e procesit përgatitor të Konventës së PDK-së është Sekretari Elektoral, z. Betim Gjoshi”, thuhet në komunikatë./Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *