Kusari tregon arsyen pse Policia e Kosovës, nuk ndërhyn në veri të vendit

Lajme

Arsyen se pse Policia e Kosovës, nuk ndërhynë në veri të vendit në lidhje me dyshimet se energjia elektrike në veri po keqpërdoret për prodhimin e kriptovalutave, e ka shpjeguar deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

“Çështja e mos pagesës së rrymës në veri, diskutimi i jonë i parë sa i përket rrymës ka qenë që se pse me u rrit rryma në verë kur kjo nuk rregullohet kështu e vetmja arsye që është thënë ka qenë se ato banesa nuk janë të banueshme, janë vetëm për kriptomining. Policinë nëse e dërgon, për çka e akuzon.

Nëse ja merr pajisjet për shfrytëzim të energjisë, të thotë pse spo ja merr edhe kojshisë makinën e teshave ta marr shembull. Ne kemi mendu që kjo do duhej të jetë e rregullume që ne të kemi mundësi të reagojmë kur kemi këso lloj keqkuptime, theksoi Kusari.

Kusari, ka thënë se është inicu proces legjislativ.

Ne e kemi inicu si proces legjislativ është edhe çështja e edukimit. Ne nuk jemi shumë që i dim detajet e procesit edhe për këtë është detyra jonë me ofru qartësi edhe mbrojtjeje për qytetarët e Kosovës, d.m.th edukimin që e konsiderojmë të rëndësishëm, pra të paktën në nivel të trajtimit dhe të edukimit të bëhet diçka pikërisht në këtë mbledhje, ka deklaruar Kusari./meKryeministrin.info/

The post Kusari tregon arsyen pse Policia e Kosovës, nuk ndërhyn në veri të vendit appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code