Kusari-Lila: Kushtetuesja mori vendim për diçka që nuk ishte e thirrur

Lajme

Kandidatja e VV’së për deputete në listën e VV’së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë në emisionin Pressing se Gjykata Kushtetuese do te duhej të merrej me votën e deputetit Arifi ndërsa përfundoi me vendimin për Ligjin Zgjedhor dhe interpretimin e Kodit Penal.

Gjykata Kushtetuese tha ajo ka bërë gabim sepse nuk ishte e thirrur për të interpretuar Kodin Penal apo Ligjin për Zgjedhje.

“Gjykata Kushtetuese e ka shkelur Kushtetutën.
Gjithcka filloi me vendimin e gjykatës kushtetuese. Ajo mori një vendim për dicka që nuk ishte e thirrur. Ajo duhet të merrej me votën e deputetit Arifi ndërsa përfundoi me vendimin për Ligjin Zgjedhor dhe interpretimin e Kodit Penal, tha Kusari Lila

PZAP mori sot vendim për mos certifikim të listës së VV’së per pesë kandidatë në listën e deputetëve të cilët kanë dënime në 3 vitet e fundit.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se vendimi e PZAP-it do ta dërgojnë në Gjykatën Supreme duke e cilesuar vendimin si absurd dhe me indikacione qe i ngjajne inkuizicionit politik e juridik. /meKryeministrin.info/

The post Kusari-Lila: Kushtetuesja mori vendim për diçka që nuk ishte e thirrur appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *