Kurti nga Gjirokastra: Unë nuk jam emisar i ndërkombëtarëve por përfaqësues i popullit

Lajme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, po qëndron tash e tre ditë në Shqipëri, në përkrahje të kandidatëve për deputetë të qendrës së Vetëvendosjes.

Në një konferencë për media, Kurti nga Gjirokastra ka thënë se nuk do të mund ta vendosë dialogun me Serbinë si top prioritet.

Kurti tha se nuk ndryshon mendim pse takon një zyrtar ndërkombëtar pasi nuk është emisar i ndërkombëtarëve por përfaqësues i popullit. Kjo përgjigje e Kurtit nga Shqipëria erdhi pasi u pyet se a do ta vendosë dialogun me Serbinë si prioritet të parë pas takimit me Emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak.

Tutje Kurti u shpreh se nuk ndryshon mendim kur e takon një ndërkombëtar pasi nuk është emisar i tyre por përfaqësues i popullit kur u pyet se a ka ndryshuar mendim pas takimit me Emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak.

“Unë nuk e mohoj rëndësinë e dialogut por në matjen e opinionit publik rëndësia e këtij dialogu është herë në pozitën e gjashtë e herë shtatë prioritetet, nuk e bëj dot top prioritet, nuk ndryshon kjo pse takoj një zyrtar ndërkombëtar sepse unë nuk jam emisar i ndërkombëtarëve por përfaqësues i popullit, punësim dhe drejtësi me këto kemi fituar dhe e pashmangshme është prioritizimi i pandemisë e pas kësaj edhe dialogu”, tha Kurti.

Tutje kreu i VV’së tha se me qeverinë e tij Kosova do të jetë palë në dialog e jo siç ka qenë deri tash temë.

“Kosova duhet të pyetet për temat që duhet të shtrohen në bisedime, në dialogun e deritanishëm ka qenë temë e jo palë dhe me qeverisjen tonë Kosova bëhet palë”, ka deklaruar Kurti./meKryeministrin.info/

The post Kurti nga Gjirokastra: Unë nuk jam emisar i ndërkombëtarëve por përfaqësues i popullit appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *