Kur pritet të fillojë numërimi i votave me postë dhe atyre me kusht, flasin nga DnV

Lajme

Së shpjeti pritet të fillojë numërimi i votive me postë dhe atyre me kusht.

Milaim Morina, nga koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, ka thënë se nesër ose pasnesër fillon numërimi i votave të ardhura me postë dhe votave me kusht.

“Nesër ose pasnesër do të fillojë numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht. Në këto zgjedhje, ka pasur më shumë fluks të votuesve. Vetëm brenda Kosova ka pasur rritje prej 3 për qind, pa llogaritur votat e diasporës dhe atyre me kusht”, deklaroi Morina për ktv.

Ai shtoi se procesi ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur ndonjë incident apo parregullsi.

“Procesi shkoi qetë, pa incidente dhe pa ndonjë parregullsi që do e kishte cenuar procesin zgjedhor. Ka pasur vetëm fenomene, si fotografim të votës apo asistencë”, vazhdoi Morina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code