Kryeparlamentari Konjufca priti në takim deputetin zviceran Wermuth

Lajme

Deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, njëherësh edhe zëvendës President i Partisë Socialdemokrate zvicerane, z.Cédric Wermuth, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, e ka pritur sot në takim.

Deputeti Wermuth e ka uruar të parin e Kuvendit për detyrën dhe për konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryekuvendari Konjufca e ka falënderuar deputetin Wermuth për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

Po ashtu në takim, ndër të tjera, është diskutuar edhe për situatën e gjithmbarshme në vend, me theks të veçantë menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Bashkëbiseduesit janë shprehur të gatshëm për shkëmbimin e përvojave dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Zvicrës dhe Kosovës.​/meKryeministrin.info/

The post Kryeparlamentari Konjufca priti në takim deputetin zviceran Wermuth appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *