Kryeministri Kurti pro shtyerjes së zgjedhjeve lokale

Lajme

Në një prononcim të bërë para mediave pas daljes nga takimi konsultativ në mes presidentes Vjosa Osmani dhe krerëve të partive politike Kryeministri dhe njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti ështe shprehur se është për shtyerjen e zgjedhjeve lokale. Kryeministri Kurti theksoi se arsyeja pse e mbështet shtyerjen e zgjedhjeve lokale është se tani kemi një përmirësim të situatës me pandeminë dhe në menyrë që ky përmirësim të mos ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi një valë të re, për shkak se siç e cilësoi ai versioni delta është shumë eksploziv. Tutje Kryeministri theksoi se do të respektojnë çfarëdo vendimi për mbajtjen e zgjedhje lokale dhe se qëndrimi i tyre nuk do të jetë imponues. Kryeministri theksoi se ekziston dallim i madh në mes zgjedhjeve nacionale dhe atyre lokale pasi që numri i kandidatëve është më i madh në zgjedhjet lokale “nuk votohet për 110 kandidat por nga 900 kandidat për subjekt dhe nuk votohet vetëm njëherë por do të kemi edhe balotazh” shtoi ai.

The post Kryeministri Kurti pro shtyerjes së zgjedhjeve lokale appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *