Kryeministri Kurti në Athinë i ftuar nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis

Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë, në Athinë, me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në këtë tryezë, të 25-tën me radhë, organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” po marrin pjesë kryeministra e ministra të vendeve të ndryshme, zyrtarë qeveritarë, vendimmarrës, drejtues të korporatave dhe akademikë.

Me temën “Nga distancimi social te solidariteti social”, kjo tryezë është hapësirë për dialog mbi çështjet që përcaktojnë botën, bazuar në përvojat e shteteve në ballafaqim me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet e përbashkëta për shoqëri më të qëndrueshme e më të barabarta./meKryeministrin.info/

The post Kryeministri Kurti në Athinë i ftuar nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code