Kryeministri Kurti mirëpriti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës Ronan Gargan

Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Irlandës, Ronan Gargan.

Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Irlandës dhe Kosovës ishte tema kryesore e takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorit jorezident të Irlandës, Ronan Gargan.

Potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informatike u theksua nga kryeministri Kurti si mundësi që do të duhej eksploruar për rritje të bashkëpunimit ekonomik.

Ambasadori Gargan i shprehu ngushëllime kryeministrit Kurti për jetët e humbura në aksidentit tragjik në Kroaci. Ai theksoi ngjashmëritë mes Irlandës dhe Kosovës në lidhjet e tyre me mërgatën.

U bisedua për rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri theksoi se Republika e Irlandës mund të jetë një zë i rëndësishëm në BE për avokimin në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën e ZKM-së./meKryeministrin.info/

The post Kryeministri Kurti mirëpriti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës Ronan Gargan appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code