Kryeministri Kurti: Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit

Lajme

Pas marrjes së vendimit për largimin e homologimit për veturat që vijnë nga shtetet e tjera në mbledhjen e Qeverisë së mbajtur të premten, kryeministri Albin Kurti ka bërë një reagim.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas marrjes së vendimit për largimin e homologimit për veturat që vijnë nga shtetet e tjera në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti, ka theksuar se ka ardhur fundi i zhvatjes nga homologimi, derisa ka pasur kritika edhe për qeveritë e kaluara

Në anën tjetër, ai ka thënë se mbetet në dorën e deputetëve për ndryshimin e Ligjit për Automjete.

“Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit. 12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, ka deklaruar Kurti.

Njësoj është deklaruar edhe zëdhënësi i kryeministrit, duke thënë përmes një konference se fati për homologimin e veturave mbetet në dorën e deputetëve.

“Një nga vendimet kryesore është mendimi që Qeveria i ka dhënë Kuvendit në lidhje me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për automjete. Në këtë mënyrë ne po e bëjmë hapin e duhur dhe hapin e radhës për të larguar homologimin si detyrim për veturat e importuara nga shtetet e BE-së. Tash kjo çështje kalon në Kuvendin e Kosovës dhe presim që shumë shpejt të përfundojë edhe si procedurë edhe si proces”, ka deklaruar Kurti./meKryeministrin.info/

The post Kryeministri Kurti: Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *