KQZ zbulon numrin e partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit

Lajme

KQZ tregon numrin e partive politike që do garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve – KQZ, në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme, ka bërë të ditur se 94 parti politike do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sipas KQZ-së, 32 prej tyre janë subjekte politike, një koalicion dhe 35 iniciativa qytetarë, ndërsa 26 janë kandidatë të pavarur.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4 mijë e 920, ku 165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.

“Komisioni do të shqyrtojë këto materiale për të bërë certifikimin e kandidatëve më tutje”, ka thënë Elezi.

KQZ-ja ka kohë në dispozicion për vendim për certifikimin e kandidatëve dhe subjekte politike deri më 1 shtator. Procesi është planifikuar të përfundojë deri më 6 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *