KQZ po telefonon diasporën me numra anonim, ‘GERMIN’ i quan skandaloze veprimet e tilla

Lajme

Organizata jo-qeveritare GERMIN ka reaguar pas fillimit të verifikimit të aplikuesve jashtë Kosovës me telefonata nga ana e KQZ-së.

Sipas reagimit GERMIN-i ka thënë se KQZ po telefonon aplikuesit jashtë Kosovës me numra anonim.“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar verifikimin përmes telefonit të aplikuesve për regjistrim për votim nga jashtë vendit me telefonata që paraqiten ‘ANONIME’ në telefonat e aplikuesve. Këtë gjë na e konfirmojnë raportimet e bashkatdhetarëve tanë, siç mund të shihet në fotot e mëposhtme”, thuhet në reagimin e GERMIN-it.

GERMIN e ka quajtur skandaloze një veprim të tillë.“Sikur të mos mjaftonte vendimi i padrejtë e kundër kushtetues i KQZ-së, zbatimi i tij është skandaloz. Kërkojmë nga KQZ ta ndaloj menjëherë këtë proces që cënon seriozisht të drejtën e votës për pjesëtarët e diasporës”, thuhet në fund të reagimit.

Ndërsa nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u tha përmes një njoftimi në Facebook vetëm se: “KQZ informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit. KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre”./meKryeministrin.info

The post KQZ po telefonon diasporën me numra anonim, ‘GERMIN’ i quan skandaloze veprimet e tilla appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code