KQZ: Numërimi i votave ka përfunduar edhe 46 vendvotime pa u procesuar

Lajme

Për të zgjedhur legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, qytetarët e Kosovës dje i janë drejtuar kutive të votimit.

Sipas rezultateve të deritanishme nga ana e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para me 48,17%, pas saj renditet PDK-ja me 17,35%, e treta është LDK-ja me 13,18% dhe AAK me 7,42%.

Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i KQZ0-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se numërimi i votave ka përfunduar mbrëmë, ndërkaq kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime.

“Numërimi i fletëvotimeve ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, ka shkruar Elezi.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë pasur 1 milion 763 mijë e 472 qytetarë, kurse pjesëmarrja në zgjedhje 45,52%./meKryeministrin.info/

The post KQZ: Numërimi i votave ka përfunduar edhe 46 vendvotime pa u procesuar appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code