Kosova ndalon udhëtimet nga këto shtete, shkak variantet e reja me Vovid-19

Lajme

Variantet e reja me Covid-19, ndalohen udhëtimet nga këto shtete.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar që të ndalohen udhëtimet nga vendet ku janë shfaqur variante të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Ai i ka kërkuar ministrave që të votojnë këtë projekt-propozim, që udhëtarët që vijnë nga Brazili, India dhe Afrika të mos lejohen që të hyjnë në Kosovë.

“Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut. Shtetasit që vijnë nga këto shtete duhet të karantinohen në shtëpitë dhe në vendbanimet e tyre për 14 ditë duke u testuar dy herë në javë. Kjo nuk vlen për shtetasit e Kosovës që qëndrojnë transit në këto shtete për 48 orë”, ka thënë Vitia.

Ku propozim i ministrit Vitia është votuar në Qeveri.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *