Konjufca: Të hënën vazhdon seanca plenare e Kuvendit

Lajme

Diskutimet në lidhje me ecurinë e deritanishme të dialogut mes Kosovës e Serbisë, kanë përfunduar.

Pikat e tjera të seancës së sotme, do të vazhdojë të hënën nga ora 10:00.

Kështu bëri të ditur i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Me këtë rast përfundojnë të gjitha diskutimet për këtë pikë. Meqë pikat tjera e kërkojnë edhe një kuorum të deputetëve, nga pika e pestë deri te pika e tetë propozoj që të vazhdojmë të hënën nga ora 10:00”, tha Konjufca.

Pikat e rendit të ditës të cilat pritet të diskutohen të hënën janë:

Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021)./meKryeministrin.info/

The post Konjufca: Të hënën vazhdon seanca plenare e Kuvendit appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *