Kjo është pasuria e mbesës së Presidentit, deputetes Evgjeni Thaҫi

MË: 19 KORRIK 2020

Evgjeni Thaҫi është deputete në Kuvendin e Kosovës në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës. Duke qenë në këtë pozitë, deputetja Thaҫi ka publikuar pasurinë e saj në AKK.

Ajo ka deklaruar se posedon një banesë në vlerën 41,800 euro, ndërsa posedon një makinë në pronësi të bashkëshortit në vlerën 11,300 euro.

Deputetja Thaҫi ka deklaruar se posedon rreth 800 euro të kursyera, ndërsa rreth 700 euro është në kredi.

Paga e saj vjetore arrinë vlerën mbi 21 mijë euro, derisa mëditjet mbi 700 euro. Bashkëshorti i saj i cili është punësuar në Bankën Qendrore të Kosovës, është mbi 1015 euro.

InfoDiaspora: