Kjo është diferenca në Qarkun e Tiranës: PS udhëheq, kaq vota ka marrë Vetëvendosje

Lajme

Diferenca në Qarkun e Tiranës: Partia e Ramës udhëheq, kaq vota ka marrë Vetëvendosje.

Në Shqipëri bëhet e ditur se tashmë janë numëruar votat në 1 mijë e 488 qendra të votimit nga 5199 sa janë gjithsej në total, raporton Gazeta Express.

KZAZ njofton në faqen zyrtare se momentalisht si parti e parë radhitet Partia Socialiste që nga votat e numëruara deri më tani rezulton se ka siguruar 204 mijë e 584 vota.

Parti e dytë radhitet PD-ja që nga votat e numëruara deri tani del se ka siguruar 158 mijë e 294 vota.

LSI ndërkaq ka siguruar 29 mijë e 190 vota.

Në Tiranë ndërkaq është duke udhëhequr PS-ja që ka marrë saktësisht 40 mijë e 270 vota.

PD ndërkaq ka siguruar 28 mijë e 847 vota.

LSI ka marrë 4 mijë e 805 vota.

Partia që udhëhiqet nga Boiken Abazi ka siguruar 555 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *