Kjo është arma që përdor policia për të ruajtur Presidentin amerikan Biden

Lajme

Në kuadër të samitit të NATO-s, Presidenti Joe Biden është takuar me mbretin e Belgjikës Filip por vëmendje të madhe mori përdorimi i armëve për të mbrojtur liderët.

Takimi u mbajt të hënën më 14 qershor dhe u vu re përdorimi i armëve anti-dron nga policët belg.

Dy lloje të ndryshme të sistemeve anti-dron mbaheshin nga anëtarë të Policisë Federale Belge, një që shkrep predha ndaj dronëve dhe një tjetër që përdor bllokimin e radiofrekuencës me të cilin kontrollohet droni.

Media të ndryshme kanë publikuar pamjet e forcave të sigurisë, ku shiheshin nëpër rrugë duke mbajtur këto lloj armësh. Thuhet se pushkët për rrëzimin e dronëve që përdor policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield.

Veprimi i policisë belge tregon se sa ekziston frika e sulmeve me dron apo atentatet ndaj liderëve botëror./meKryeministrin.info/

The post Kjo është arma që përdor policia për të ruajtur Presidentin amerikan Biden appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *