Kjo është 18 vjeçarja që u dërgua në Spitalin e Feritajt pa shenja jete

Lajme

Pasditen e djeshme është dërguar pa shenja jete një 18 vjeçare në Spitalin e Ferizajt. Ajo u dërgua nga dy persona të cilët ikën nga spitali pasi e lëshuan viktimen.

Policia e Kosovës mbrëmë njoftoi se ka arritur të arrestoj njërin të dyshuar ndërsa tjetri vazhdon të mbetet në arrati.

Viktima 18 vjeçare është Marigona Osmani, fotografia e së cilës është publikuar në Facebook nga një faqe lokale e Ferizaj, shkruan Insajderi.

Gazeta mbremë ka arritur t’i siguroj fotografitë e dy pesonave të dyshuar që ishin në kërkim nga policia.

Në mensatë policia raporti se ka arritur të kap të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *