Këto temperatura na presin sot

Lajme

Si do ta kemi motin sot

Sot parashihet të jetë më ngrohtë e kryesisht me diell. Ditën e mërkurë, më ftohtë e priten edhe reshje lokale shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

31.08.2021 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 10C deri 29C, e në vise malore nga 8C deri 20C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 2-6m/s.

Indeksi UV i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet të kufizojmë qëndrimin në diell. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

1.09.2021 – Më ftohtë, me vransira të ndryshueshme. Pasdite priten reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 12C deri 24C, e në vise malore 9C deri 15C.

Era do të fryjë mesatare nga verilindja 4-12m/s. Indeksi UV në vlera mesatare. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *