Këta janë emrat e njohur nga estrada që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Albertit

Lajme

Emra të njohur nga estrada që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Albert Krasniqit.

Pak më parë i është dhënë lamtumira e fundit ish-anëtarit të BabaStars, Albert Krasniqit.

Ai u përcoll për në banesën e fundit, teksa u varros në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit kanë qenë një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë, të cilët kishin raporte të mira me të ndjerin.

Skivi, Gold AG, Burak Vehapi, DJ Gamble dhe Nol Abazi janë ndër emrat që i dhanë lamtumirën e fundit mikut të tyre.

Aty u pa edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi i LDK’së.

Pjesëmarrëse në varrim ishte edhe ish-miss Kosova Besa Gashi, me të cilën thuhet se është ndarë pak muaj më parë.

I njëjti ka lënë pas një vajzë nëntë vjeçare të quajtur, Kaia.

Përndryshe, Albert Krasniqi u privua nga jeta ditën e djeshme (e mërkurë) dhe dyshohet se dorasi ishte babai i tij, Skënder Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *