Juli sërish nuk ndalet, e bën me lot Sindin: Ajo largohet përfundimisht nga emisioni

Lajme

Fjalët e Julit bëjnë Sindin të qajë dhe të largohet nga emisioni.

Që në fillim të kësaj puntate të Përputhen, Sindi është shfaqur shumë e prekur dhe madje derdhi edhe lot për shkak të disa fjalëve të shkëmbyera mes Julit dhe Alesandros.

Juli dhe Alesandro në një bisedë Live në Instagram flasin për Sindin, e Juli dëgjohet të thotë: “I q… ropt, e hedh telefonin nga dritarja”.

Sipas Sindit është prekur e gjithë familja e saj nga këto fjalë të rënda.

“Mamaja ime ende nuk ka marrë veten nga vdekja e gjyshit, dhe kur pa ato fjalë u desh të merrte qetësues, babai im ishte me shumë nerva,” tha Sindi.

Nga ana tjetër Juli u kundërpërgjigj duke thënë se fjalët e rënda nuk ishin për Sindin por për telefonin.

“Ke shumë të drejtë që kam përdorur fjalët e gabuara, por gjithsesi nuk janë për ty ato fjalë, por i kam thënë për telefonin, duket shumë qartë,” tha Juli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *