Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë

Lajme

Këto pritet të jenë ngjarjet e ditës së sotme.

08:00
Sindikata e punëtorëve të ATK-së vazhdon grevën me orar të plotë. (Zyra e ATK-së, Prishtinë)

09:30
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për medie. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës)

10:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

10:00
Bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

14:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *