Ish-këshilltari i Albin Kurtit publikon videon kur Hashim Thaçi kërkonte të dënohej rëndë Ibrahim Rugova

Ish-këshilltari i Albin Kurtit publikon videon kur Hashim Thaçi kërkonte të dënohej rëndë Ibrahim Rugova
MË: 19 KORRIK 2020

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali, përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë një video të rrallë, ku ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, vite më parë kërkonte që të dënohej presidenti historik, doktor, Ibrahim Rugova.

Tali kujton edhe deklaratën e mbrëmshme, ku Thaçi përmendi heronjtë tanë nga Hasan Prishtina e deri tek presidenti Ibrahim Rugova.

Ai me ironi thotë se Thaçi për vite të tëra ishte bashkëpunëtor i presidentit Rugova, ndërsa, tani thotë se ka marr edhe trashëgimin e LDK-së.

Ja shkrimi i tij:

Hashim a je ti?!!!

Hashimi dje i përmendi heronjtë tanë nga Hasan Prishtina e të fundit e kish lënë Ibrahim Rugovën.

Qysh ashtu?!

Hashim, si miku e badhkëpunëtori ma i ngushtë i Rugovës që ke qenë me vite të tëra; si mik shumë intim i Familjes Rugova që je dhe si rugovisti i fundit i mirëfillt që je: Rugovën ti u dashtë me përmend ma s’pari!!!

Tek e fundit partinë që e krijoi Rugova (me aq mund) ti sot e ke marrë në trashigim!

InfoDiaspora: