Ish-drejtori i policisë tregon se kush mund të urdhërojë heqjen e barrikadave në veri

Lajme

Ende nuk dihet se kur do të hiqen barrikadat në veri.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, ka vlerësuar se vendosja e barrikadave ne zonat e banuara me serbë, është e kundërligjshme.

Megjithatë për largimin e këtyre ndalesave, policia e Kosovës, sipas tij pret urdhër vetëm nga drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni.

”Me policinë e Kosovës udhëheq drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ai është urdhërdhënës. Policia e Kosovës i përgjigjet Qeverisë së vendit, por në aspektin operativ, udhëheq drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe ai kur ta vlerëson kur një veprim i tillë duhet të ndërmerret, ajo mund të ndodhë”, tha Ahmeti për Klan Kosovën.

”Policia e Kosovës është profesionale dhe nuk është politike, mos të harrojmë se ajo i përgjigjet ministrisë dhe qeverisë së vendit por në aspektin operativ me policinë e vendit udhëheq drejtori i policisë së vendit”, shpjegoi ai.
Por a do të mund të largoheshin deri tani ato barrikada të vendosura që tri ditë?

”Policët nuk janë aty kundër qytetarëve. Vendosja e barrikadave është e kundërligjshme. Nuk e besoj që ka pengesa, sepse pa u bë vlerësimet adekuate, nuk është e nevojshme që të veprohet”, thotë Ahmeti.

”Policia e Kosovës për ndërmarrje të masave adekuate i ka planet e veta për veprime në terren. Ato pengesa më së shumti pengojnë lëvizjen e qytetarëve atje, lëvizjen e mallrave. Policia është atje për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code