I vdiq bashkëvendësja nga korona, reagon Deputetja e LDK-së

Lajme

Një grua e re sot ka humbur betejën me koroanvirus.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas lajmit se Liberta Selaci ka vdekur nga Covid-19.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo u ka bërë thirrje gjithëve që të vaksinohen.

“I trishtë njoftimi për vdekjen e Liberta Selacit, si pasojë e infektimit me virusin Covid-19, e cila ishte shtatëzën. Liberta, ka qenë grua e suksesshme në biznes dhe është dalluar me profesionalizëm.

Duke u ndjerë e pikëlluar me vdekjen e saj, ju lus të gjithëve që të vaksinoheni sa më parë me vaksinat anti-covid, në mënyrë që të shpetojmë nga ky virus. Pusho e qetë Liberta me engjullin tend. Ngushëllime familjes Selaci dhe Hasani”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *