I thanë që e ke djalin me Zunën, Loredana sjellë foto me Mozzikun në spital

Lajme

Reperja kosovare, Loredana Zefi para pak orësh është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmi për lindjen e djalit bëri bujë kudo në media, për shkak se ajo arriti ta mbajë të fshehtë tek tash pas lindjes.

Të gjithë ndjekësit mbetën të habitur për faktin se ku e mbajti Loredana foshnjën, tek sa gjatë gjithë kësaj kohe barku nuk i është fryrë shumë, shkruan Kosovarja.

Me të postuar foton me djalin në krahë, filluan urimet e shumta nga ndjekësit e reperes.

Disa prej tyre madje e vunë në mëdyshje, në është babai i djalit Mozzik apo Zuna, pasi që Loredana kohë më parë pati një lidhje të shkurtër edhe me këtë të fundit.

Por pas disa vitesh ajo dhe Mozzik u ribashkuan e sot edhe u bënë prindër për herë të dytë.

Loredana gjatë qëndrimit në spital solli foto edhe me reperin kosovar, duke iu treguar gjithë atyre kush pati dyshime se kush është babai i djalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *