Hyseni: Zyrtarët e lartë të LDK-së po e mbrojnë dhe rehabilitojnë Kurtin më shumë se eksponentët e LVV-së

Lajme

Skender Hysenit deri më tani nuk i ka pëlqyer puna e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së.

Zyrtari i LDK-së, Skender Hyseni ka thënë se është herët për të vlerësuar pozitën e Lumir Abdixhiku në krye të LDK-së.

“Më duhet të them publikisht se në shumicën e rasteve deri më tani nuk pajtohem me vendimet e Lumir Abdixhikut”, deklaroi Hyseni në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Ai thotë se nuk i kanë pëlqyer shumë zyrtarë të lartë në LDK që sipas tij po bëjnë rehabilitimin e Albin Kurtit.

“Më kanë lënë shumë shije të keqe paraqitjet e shumë zyrtarëve të lartë të LDK-së në media. Edhe këto dy-tri netët e fundit kam parë top-zyrtarë të lartë të LDK-së që i bëjnë mbrojtje publike, rehabilitim zotit Kurti që nuk e kam dëgjuar edhe nga eksponentët e Vetëvendosjes. Kam përshtypjen që më shumë ata po e mbrojnë Albin Kurtin se Vetëvendosje”, tha ai.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se LVV i ka të tri pozitat shtetërore dhe sipas tij duhet një opozitë e fortë për të mbrojtur demokracinë.

Sipas tij deri më tani opozita ka qenë shumë e dobët në raport me kritikat ndaj qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *