Hoti për VV-në: Nuk do t’ia japim shansin më që të udhëheqin

Lajme

Më 14 shkurt vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, para qytetarëve të Suharekës, tregoi disa nga planet e tij në rast se zgjidhet kryeministër më 14 shkurt, në ditën kur Kosova do të votoj për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Hoti tha se në ditën e zgjedhjeve ata kanë dy opsione, “Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe e keni opsionin tjetër që janë grupacioni ma heterogjen i mundshëm që nuk përfaqësojnë asgjë nuk e përfaqësojnë shpirtin evropian civilizues të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.

“Ne kemi gabuar në fillim të vitit të kaluar i kemi shti edhe në qeveri edhe pas 52 dite u desh me i nxjerr prej qeverisë, sepse filluan të bëjnë dëme për këtë shtet. Ju garantojë që kurrë më nuk kemi me i dhënë shanse me udhëheqë me institucione asnjëherë, asnjëherë”, shtoi tutje Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *