Horoskopi ditor, e martë 15 qershor 2021

Horoskopi

Dashi

Do të keni disa dyshime lidhur me punën apo biznesin tuaj. Nëse keni frikë nga një mashtrim i pistë apo nuk keni besim në veten tuaj, mos merrni ndonjë vendim kardinal. Ecni drejt qëllimit tuaj me hapa të vegjël, kështu që vazhdimisht do të jeni të sigurtë. Ndoshta ju do t’ju duhet të përballoni mendimin apo gjendjen shëndetësore të dikujt. Ky nuk është momenti më i mirë për nismat e reja, pasi mund të ketë efekte anësore. Megjithatë disa probleme do të shfaqen vetëm si produkt i imagjinatës tuaj.

Demi

Disa paqartësi mund t’iu ndjekin deri në mbrëmje ose lidhur me partnerin tuaj, ose me punën. Gjithashtu do të shoqëroheni nga intriga dhe keqkuptime. Yjet ju këshillojnë që t’i shmangni sa më shumë duke u kushtuar më shumë vëmendje luhatjeve të rastit apo shijeve të të tjerëve. Ju duhet të ndiqni një rrugë të drejtë dhe mos të ecni në sensin e kundërt. Bëni kujdes në zgjedhjen e miqve, aleatëve dhe ndërmjetësve, ashtu si dhe për blerjen e gjërave të vogla dhe dhuratave.

Binjakët

Tregoni kujdes të veçantë në komunikimin me të tjerët dhe veçanërisht me rivalët. Nuk këshillohet që gjatë ditës të nënshkruani ndonjë kontratë ose të angazhoheni në konsultime me ndërmjetës. Si bashkëpunimi edhe dialogu do të jenë në fokusin e vëmendjes tuaj. Mungesa e diplomacisë mund të sjellë pasoja. Nuk përjashtohet mundësia që dikush të veprojë në mënyrë të pandershme dhe t’ju tregojë një poshtërsi. Një kujdes në rritje do të mbrojë raportet zyrtare por edhe ato personale.

Gaforrja

Kjo nuk është kohë e mirë për vendime të rëndësishme strategjike apo për ndryshime kardinale. Me shumë gjasa rrethanat do t’iu kushtëzojnë. Pranoni rregullat e lojës në mënyrë që të mos keni pasoja. Mos këmbëngulni shumë në pikëpamjet tuaja. Mundohuni të jeni miqësorë dhe diplomatikë në komunikimin me njerëzit. Ata të cilët do të jenë të përfshirë në punë do të interesohen për detaje nga jeta e bashkëpunëtorëve.

Luani

Gjatë ditës njohjet e reja do t’iu tërheqin si magnet, por ato do të pasohen nga pasiguritë dhe dyshimet e fshehta. Kjo është ditë e lojërave, komunikimit dhe shkëmbimit të ideve. Është mirë që të përqendroheni në pjesën tuaj krijuese. Nuk këshillohet që të jepeni pas aventurave të dyshimta në biznes dhe në sferën financiare. Ju mund të dështoni me një zgjedhje të momentit.

Virgjëresha

Fleksibiliteti psikologjik do t’iu ndihmojë që të tregoheni mendje hapur dhe të përmirësoni sa më shumë situatën e sotme. Megjithatë mos tentoni që t’u shkoni deri në fund gjërave. Ky nuk është momenti më i mirë për ndërtimin e marrëdhënieve apo për kërkimin e të drejtës ose fajit. Ju nuk duhet të veproni si ndërmjetës ose garantues. Disa sekrete ose elemente manipuluese janë shumë të mundshme në komunikimin me njerëzit që ju rrethojnë, përfshirë dhe ata më të afërt.

Peshorja

Dita do të ketë nevojë për diversitet, kështu që ecni përpara dhe impresionojeni veten me gjëra të ndryshme. Komunikimi i lirshëm me miqtë, familjen apo kolegët do t’iu relaksojë. Mos nxitoni për të nisur një punë apo një nismë të re. Nuk këshillohet!

Akrepi

Ata që janë më mendje hapur do të arrijnë që t’i largohen rutinës dhe t’a shikojnë situatën aktuale nga një kënd krejtësisht ndryshe. Sot do të jeni të kënaqur me veten dhe me mjedisin përreth. Lejojini vetes që të tërhiqeni pak nga mënyra standarde e jetës. Mos u tregoni tepër kokëfortë ose konservator, përndryshe jeta do t’ju duket sikur po ju rraskapit.

Shigjetari

Të lindurit e kësaj shenje do të shfaqin çaste disponimi sot, por kjo nuk është diçka e keqe. Nëse gjendja juaj psiko-fizike është e balancuar, atëherë mos u shqetësoni. Ju do të orientoheni në mënyrë perfekte me situata dhe do të merrni kënaqësinë e dëshiruar nga ngjarjet e sotme. Nëse jeni mërzitur dhe ndjeheni keq për diçka, vetëkontrolli dhe kufizimet nuk do t’iu lejojnë të lëndoheni.

Bricjapi

Ata të cilët janë të varur nga mbajtja e vetes në formë të mirë fizike, këshillohet që të shpenzojnë më shumë kohë më vrap dhe stërvitje fizike. Nuk është dita e duhur për t’i vendosur vetes sfida. Mund të hutoheni nga kërkesat apo thirrjet e ndryshme në adresën tuaj.

Ujori

Sot do të shfaqni interes në sferën e dijes. Këshillohet që t’iu kushtoni më shumë kohë pasioneve tuaja. Dita është e mirë për t’u takuar me disa miq të fëmijërisë. Ata të cilët janë natyrë e shoqërueshme, do të qëndrojnë deri vonë duke biseduar apo duke lexuar nëpër forume.

Peshqit

Peshqit e ndikueshëm dhe të paekuilibruar këshillohet që të gjejnë një pikëmbështetje të re të qëndrueshme, të pavarur nga zona e punës së përditshme të interesit. Gjatë kësaj dite nuk është e nevojshme që të planifikoni apo të bëni negociata dhe takime të rëndësishme. Ka shumë mundësi që nga diskutimi intensiv të vijë një qëndrim i dëshiruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *