Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 2, qytetarët kanë një qeveri që ia do të mirën vendit

Lajme

Disa subjekteve politike, nuk u përshtatet shteti i së drejtës dhe me Qeverinë Kurti, qytetarët do shohin se Kosova ka një qeveri që ia do të mirën vendit, ka deklaruar Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, derisa ka potencuar se “tani e kemi mundësinë pa pengesa që të themelohet qeveria”.

Haxhiu ka theksuar, se disa subjekteve politike nuk u përshtatet shteti i së drejtës dhe me Qeverinë Kurti, qytetarët do shohin se Kosova ka një qeveri që ia do të mirën vendit.

“Tani e kemi mundësinë pa pengesa që të themelohet qeveria”, ka shtuar Haxhiu..

Haxhiu ka kujtuar pengesat për arritjen e koalicionit, gjatë qeverisjes VV-LDK.

“Ka pasur pengesa për të mos e bërë koalicionin VV-LDK. Ka qenë gjithashtu e lodhshme qeverisja ‘e mirë’ me dikë si LDK-ja. Nuk ka pasur rend të ditës pa pasur ndonjë shkarkim të bordeve, ka pasur diskutime dhe negociata për secilin shkarkim të ndonjë bordi. Nëse ne kemi thënë se do punojmë për drejtësi, çfarë kuptimi ka të vendosësh pengesa që ta bësh një gjë të tillë”, ka deklaruar Haxhiu./meKryeministrin.info/

The post Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 2, qytetarët kanë një qeveri që ia do të mirën vendit appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *