Haxhiu: Duhet rishqyrtim i tarifave të përmbaruesve që konsiderohen më të lartat në rajon

Lajme

Për të diskutuar për ndryshimet e nevojshme ligjore, si dhe mundësinë për të bërë një analizë të mirëfilltë financiare lidhur me përmbarimin, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot është takuar me kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, Arben Gashi.

Sipas një komunikate të MD-së, është diskutuar nevoja për ndryshimin e ligjit për procedurën përmbarimore si dhe nevojën për rishqyrtimin e tarifave të përmbaruesve për të cilat ministrja tha se konsiderohen më të lartat në rajon dhe se duhet të ulen.

Haxhiu theksoi se mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetjen e nevojshme në forcimin e mbikëqyrjes së profesioneve të lira në përgjithësi, duke fuqizuar edhe rolin e ministrisë dhe departamentit përkatës në këtë drejtim dhe po ashtu për angazhimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore dhe transparente për qytetarët e vendit.
/meKryeministrin.info/

The post Haxhiu: Duhet rishqyrtim i tarifave të përmbaruesve që konsiderohen më të lartat në rajon appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *