Harta ku nuk shihej Kosova, a e pyeti Kurti – Lajçakun për të?

Lajme

A e pyeti Kurti – Lajçakun lidhur me hartën ku nuk shihej Kosova.

Në një intervistë të cilën e kishte kryer javën e kaluar, i dërguari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, kishte bërë bujë pasi kishte në prapavijë një hartë ku nuk dallohej kufiri mes Serbisë dhe Kosovës.

Kjo kishte shkaktuar reagime dhe Lajcak kishte marrë shumë kritika.

Miroslav Lajçak kishte reaguar rreth çështjes së hartës e cila u shfaq në zyrën e tij, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë. Ai arsyetohej se kufiri aty shihej qartë.

Sipas Lajçak, në këtë hartë Kosova është e ndarë nga Serbia.

“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, thekson Lajçak.

Ndërkohë, lideri i VV’së, Albin Kurti ka folur për medie pas takimit që pati sot me Lajcakun në Prishtinë.

Ai, përvec të tjerave, është pyetur edhe për punën e hartës.

“Nuk kam diskutuar për harta”, tha shkurt ai për gazetarët.

Ndryshe, Kurti përsëri riafirmoi qëndrimin e tij se dialogu nuk është prioritet i parë e madje as i dyti. Mirëpo Kurti për dallim nga deklaratat para zgjedhjeve, tani po thotë se dialogu është prioritet i katërt e jo më i gjashti apo i shtati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *