Haradinaj optimist: Do të fitojmë edhe në disa komuna tjera, përveç atyre që aktualisht qeverisim

Lajme

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se do të konfirmohet besimi në të gjitha komunat në të cilat sot qeverisë kjo parti, ndërsa shpreson se do të dalin fitues edhe në shumë komuna tjera.

Haradinaj në PRIME në RTK ka thënë se kryetarët që sot qeverisin me komunat, kanë bërë punë shumë të mira.

“Aleanca garon në shumicën e komunave shqiptare në Kosovës, në disa komuna të vogla kemi partneritet, por në shumicën garojmë vetëm. Në komunat që udhëheqë Aleanca garojmë me të njëjtit kandidatë, sepse kanë bërë punë të mirë dhe janë shumë të respektueshëm nga qytetarët”, është shprehur Haradinaj.

Ai shtoi se AAK është subjekt serioz dhe ka ofertën më të mirë për qytetarët.

“Konsiderojmë se jemi subjekt serioz politik dhe kemi një ofertë mjaftë serioze si me kuadro, kandidatë për kryetar komunash, kandidatë për Asambletë, si dhe me programin qeverisës”, shtoi Haradinaj.

Sipas tij, përveç komunave në të cilat qeverisë AAK-ja, do t’i fitojnë edhe shumë të tjera.

“Besojmë fuqishëm që në komunat në të cilat qeverisim do të rikonfirmohet besimi i qytetarëve, por shpresoj shumë që edhe në disa komuna të tjera në të cilat kemi kandidatë serioz dhe të respektushëm”, ka përfunduar i pari I AAK-së, Ramush Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *