Partitë politike, po vazhdojnë fushatën elektorale.
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me fushatën për Prishtinën.
Kësaj radhe Haradinaj është pritur në Mramor, më saktësisht në familjen Gashi.
Haradinaj tha se Gashët e Mramorit njihen si njerëz me vlera e tradita historike që gjithmonë ishin në ballë të ndryshimit.
Postimi i plotë:
Kur ke përkrahje nga Gashët e Mramorit e Busisë, suksesi nuk mungon. Njerëz me vlera e tradita historike që gjithmonë ishin në ballë të ndryshimit.
U vërtetua edhe një herë se mobilizimi për përkrahje për garën në Prishtinë është tepër i madh. I sigurova që do të jemi bashkë në realizimin e kërkesave të tyre