Godet Palmer: Grenell është qytetar i thjeshtë, nuk përfaqëson Qeverinë amerikane

Lajme

Në një intervistë, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, është pyetur edhe për raportet e Grenellit me Kurtin dhe debatet nga distanca që kanë pasur së fundmi.

Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar i thjeshtë amerikan.

“Duhet të flisni me Rick-un për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flas për pikëpamjet e tij apo kë e përfaqëson”, tha ai.

I pyetur nëse pikëpamjet e Grenellit përfaqësojnë pikëpamjet e SHBA-ve për Kurtin, Palmer përsëri ka insistuar se ai është qytetar privat.

“Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar i thjeshtë ”, tha mes tjerash Palmer.

“Sa i përket zgjedhjeve për presidencë, ne mendojmë se ato parti që do të jenë në opozitë, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë lojale – lojale jo ndaj qeverisë, por lojale ndaj shtetit. Të bëjnë punën e tyre, të jenë të pranishëm, të sigurojnë që ka kuorum për të votuar dhe që institucionet të mund të funksionojnë. Gjëja e fundit që i duhet Kosovës janë zgjedhjet tjera. Kosovës i duhet një qeveri, një president dhe rrugëtim përpara drejt Evropës”, ka deklaruar Palmer./meKryeministrin.info/

The post Godet Palmer: Grenell është qytetar i thjeshtë, nuk përfaqëson Qeverinë amerikane appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *