Gjukanoviç: Mali i Zi mbështet plotësisht realizimin e qëllimeve dhe interesave të Kosovës

Lajme

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar se Mali i Zi mbështet plotësisht realizimin e qëllimeve dhe interesave të Kosovës, në kontekstin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Gjukanoviç, siç u njoftua nga kabineti i tij, e dha këtë deklaratë gjatë vizitës lamtumirëse të ambasadorit të Kosovës, Ylber Hysa.

Presidenti i Malit të Zi shprehu respekt për kontributin e Hysës në “bashkëpunimin kuptimplotë të institucioneve ndërshtetërore”.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, Gjukanoviç përsëriti rëndësinë e arritjes, siç u tha, “të një marrëveshjeje ndërshtetërore kufitare të miratuar nga populli vendas dhe bashkësia ndërkombëtare”.

Ai vuri në dukje mbështetjen e plotë të Malit të Zi për arritjen e qëllimeve dhe interesave të Kosovës në kontekstin e integrimit evropian dhe euroatlantik dhe vlerat për të cilat ne përpiqemi së bashku, thuhet në deklaratë./meKryeministrin.info/

The post Gjukanoviç: Mali i Zi mbështet plotësisht realizimin e qëllimeve dhe interesave të Kosovës appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

code