Gjesti i veçantë i dorëzimit të detyrës nga Anton Quni te ministri i ri

Lajme

Albin Kurti nuk ia kishte dorëzuar detyrën e kryeministrit, Avdullah Hotit

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni sot ia ka dorëzuar postin ministrit të posazgjedhur, Armend Mehaj.

Quni postin e tij e ka dorëzuar në një mënyrë të veçantë.

Teksa dorëzoi postin, Quni i tha disa fjalë për punën që ka kryer kjo ministri deri tani, duke i uruar Mehaj për rrugëtimin e ri.

Quni madje ka folur edhe për kohën kur e ka pranuar detyrën, teksa thotë se ka qenë shumë i emocionuar, por tha se ndjehet mirë pasi kjo përgjegjësi po i kalon tashmë Armend Mehajt.

Kujtojmë se Albin Kurti nuk ia kishte dorëzuar detyrën e kryeministrit, Avdullah Hotit.

Mandatin nga ministritë e udhëhequra nga Vetëvendosje, atyre të LDK-së ua dorëzuan pjesëtarë të stafit civil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *