Gjermania: Prioritet i agjendës së diplomacisë ndërkombëtare dialogu mes Kosovës dhe Serbisë!

Lajme

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një ndër prioritetet e agjendës së diplomacisë ndërkombëtare.

Ndërkohë në muajin qershor është parashikuar rifillimi i bisedimeve ku përballë do të ulet për herë të parë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Vuçiç, përgatitja e këtij takimi po shihet me kujdes si nga Kosova ashtu dhe nga vendet e Bashkimit Europian.

Kjo çështje ka qenë pjesë edhe takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së dy ditët e fundit. Gjatë ditës së djeshme është njoftuar edhe një bisedë telefonike mes kryeministrit Kurti dhe ministrit të Jashtëm gjerman Haiko Mass.

Në një mesazh në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë citon ministrin Heiko Maas të ketë thënë gjatë bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një çështje thelbësore për politikën e jashtme të Gjermanisë dhe se dialogu me Serbinë, është kyç”.

Ndërsa në njoftimin e tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkruan:

“Telefonatë produktive me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.” – shkruan Kurti, duke theksuar perspektivën e Kosovës dhe marrëdhëniet e fuqishme dypalëshe.

Gjermania është një nga vendet që ka pasur një vëmendje të madhe ndaj këtyre bisedimeve dhe qëndrimi i saj ka qenë i qartë kundër çdo ndryshimi kufijsh në rajon./meKryeministrin.info/

The post Gjermania: Prioritet i agjendës së diplomacisë ndërkombëtare dialogu mes Kosovës dhe Serbisë! appeared first on meKryeministrin.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *